Lajme

Hedhja e granatës në Ujman, Berisha: Sveçla duhet të jap përgjegjësi

By GAZETA SCANNER 1

August 19, 2024

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me granatën që ishte hedhur në Liqenin e Ujmanit.

Ai është shprehur se në lidhje me këtë, duhet të jap përgjegjësi Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, për siç tha ai, nxitje të të rinjve.

“Del e bën thirrje se mund të bëni thirrje se mund të laheni lirisht në Liqenin e Ujmanit, shkojnë atje një grup i të rinjve të frustruar që i nxisin këta me telefona dhe çfarë ndodhi, u hodh një granatë”.

“Garanta e ka vetinë vrasëse 11 metra, të dhënat teknike, vrasje 11 metra, plagosje deri në 30 metra. Sikur granata të ishte gjuajtur në mesin e atyre të rinjve, çka do të kishim sot. Pra, Sveçla duhet të paditet për këtë joshje në krim të të rinjve”, u shpreh ai.