Ekonomi

Heathrow, aeroporti më i përdorur vitin e kaluar

Vitin e kaluar, Heathrow, ishte aeroporti komercial më i vizituar në hapësirën evropiane.

Aeroporti londinez Heathrow e fitoi këtë titull duke iu falenderuar numrit prej rreth 80 miliona udhëtarëve të shërbyer në vitin 2018, që paraqet një ngritje prej 3 për qind.

Aeroporti i dytë për nga shifrat është ai i Charles de Gaul, Paris, me 72 milion udhëtarë dhe një rritje vjetore prej 4 për qind. Ndërsa, vendin e tretë e zuri aeroporti i Shipolit, Amsterdam me 71 milionë udhëtarë, transmeton portali Bankar.me.

Sipas Eurostatit, gjatë vitit 2018, rreth 1.1 miliardë njerëz kanë përdorur aeroplanin si mjet transporti.