Lajme

Haziri: Sveçla organizon darkë me pasul për 20-30 policë, 700 të tjerë janë pa mbështetje logjistike

By GAZETA SCANNER 1

December 22, 2022

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Qeveria në vend se të gjejë përpjekje për të vendosur dialog, ministri Xhelal Sveçla organizon darkë me pasul për 30 policë.

Ndërkohë që sipas tij, 700 policë të tjerë janë pa darkë e pa mbështetje logjistike.

“Ne duhet të tregohemi të durueshëm sepse ata janë tash nën mjetet e veta dhe me mjetet e tyre gjithmonë kanë humbur. Por problemi është që në Prishtinë në vend që të gjenden përpjekje për të vendosur dialog, ministri organizon darkë me pasul për 20-30 policë a 700 tjerë janë pa darkë, pa veshje, pa mbështetje logjistike”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Ai thotë se veriu është jashtë kontrollit.

“Apeli i vazhdueshëm ka qenë që të shtjerrën të gjitha mundësitë që të zgjidhet problemi. Ajo pjesë është jashtë kontrollit, kur është jashtë kontrollit të shtetit d.m.th bandat e kontrollojnë”, tha Haziri.