Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marrëdhënie të kufizuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai në TV Dukagjini ka përmendur se Serbia që nga vitet e 90-ta ka pasur marrëdhënie të kushtëzuara me SHBA-të dhe vendet e tjera të perëndimit, por se Kosova nuk është e mësuar me marrëdhënie të kufizuara sepse ”kurrë s’ka pasur kësi marrëdhënie”.