Lajme

Haziri: Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, edukimi seksual është pjesë e ideologjisë së tij

By GAZETA SCANNER 1

November 18, 2024

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit, Albin Kurti, ku akuzoi partitë opozitare e mediat për “luftë hibride”.

Haziri ka thënë se Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin dhe u viktimizua, por që sipas Hazirit, doracakët e për edukim seksual është pjesë e ideologjisë së tij.

Por, e mira është që nuk ka asgjë më fantastike se realiteti. Me propagandë ke ardh dhe prej propagandës ke me shku. Rruga e Re për Kosovën, në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, tashmë është përqafuar nga shumica e kosovarëve sepse ne besojmë Zot, Familje e Atdhe. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!” – ka shkruar Haziri në Facebook.

Shkrimi i tij:

Ju kam paralajmëruar, do të shokohen besimtarët e Kurtit, s’keni pa akoma asgjë

Krejt jeta publike e Kurtit, kryeministrit në largim, përshkruhet me sofizëm, mashtrime e keqinterpretime të realiteteve, me qëllimin e vetëm – pushtetin, pa i zgjedhur mjetet.

Edhe mbrëmë, për kushedi të satën herë, Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, duke u viktimizuar se janë bërë cak i fushatës propagandistike, por në fakt edukimi seksual është pjesë e ideologjisë së tij dhe ky doracak skandaloz është bërë me qëllim.

Ata që kanë besuar se mund të jenë edhe me Zotin e edhe me komunistat, kanë gabuar. Tragjedia më e madhe është se një pjesë jo e vogël e hoxhallarëve një ateist e kanë shpall myfti e vetën të auto-xhematizuar!

Por, e mira është që nuk ka asgjë më fantastike se realiteti. Me propagandë ke ardh dhe prej propagandës ke me shku. Rruga e Re për Kosovën, në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, tashmë është përqafuar nga shumica e kosovarëve sepse ne besojmë Zot, Familje e Atdhe. LDK, besë dhe shpresë për Kosovën!