Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se kryeministri Albin Kurti për rreth gjysmë viti “u mundua t’ia lë prushin në dorë presidentes, kryekuvendarit, dikujt”, që sipas tij, do ta çonte draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese.
Haziri thase draft-statuti i Asociacionit nuk është ‘non paper’, siç e quajti Kurti javën e kaluar, kur refuzoi kushtin e kryeqendrave europiane për ta dërguar atë në Kushtetuese, në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës këtë muaj.
“Marrëveshja është e keqe. Ai marrëveshjen e ka bë të keqe vitin e kaluar. Draft-statuti është pjellë e marrëveshjes së tij. Nuk mundet me u quejt ‘non paper’ një dokumenti që ai i ka thënë po. Ai draft-dokumentit në Bruksel i ka thënë po”, tha Haziri në T7.
‘Ka marrë obgilime. Ai në Gjykatën Kushtetuese mundet me e dërgu vetëm nëse e miraton në Qeveri. U mundua 6-7 muaj t’ia lë prushin në dorë presidentes, kryekuvendarit, dikujt, me gjetë dikë me e çu drejt.. me ua lënë gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese në dorë. Por kjo pjesë e marrëveshjes së tij është dekret qeveritar”, tha ai.