Lajme

Haziri kritikon Qeverinë për “raport mosbesimi” me ndërkombëtarët

By GAZETA SCANNER 1

May 04, 2024

Raporti i Qeverisë me ndërkombëtarët është raport mosbesimi ka thënë nënkryetari I LDK, Lutfi Haziri, e ky mosbesim “është bërë fakt” sipas tij.

Sipas tij, ndërkombëtarët më nuk po u besojnë qëndrimeve deklarative të udhëheqësve kosovarë dhe se nga ta po kërkojnë veprime konkrete.

Duke komentuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe kërkesat e ShBA-ve, Gjermanisë e Francës që në këtë linjë të ketë hapa konkret drejt Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Haziri ka theksuar hapi konkret është, draft-statuti i Asociacionit të bëhet dokument i Republikës së Kosovës.

“Vështirë e besueshme që do t’i arrijmë këto objektiva me 16 maj përkundër zotimit me letër të kryeministrit për herë të parë karshi faktorit ndërkombëtar. Një raport i punuar me kujdes dhe i mirë i Dora Bakoyannis që po del një mbështetëse e integrimit të Kosovës në institucionet evropiane realisht por mosbesimi ndaj kësaj qeverisje është bërë fakt. Nuk pranohen vetëm zotimet me letra pa veprimet konkrete dhe kjo nënkupton tani përmes dy telefonatave të fundit që vijnë nga Franca dhe Gjermania që janë dy shtete kryesore në BE lidhue me nevojën që qeveria e Kosovës të bëjë veprim konkret.

Ky veprim konkret është që draft-Statuti i Asociacionit të bëhet dokument i Kosovës, mos të quhet më evropian, dhe kjo bëhet përmes vendimit në qeveri dhe hapi konkret është dërgimi i këtij dokumenti në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, ka thënë Haziri, në një intervistë në “Blic Interview”.

“Tani duan veprime konkrete, kjo është që duhet me ba veprimin, duhet me ba vendimin, duhet me e dërgu vendimin, po përsëritet 2017…… Ju kujtohet Ligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Nuk ka qenë pjesë e kërkesave për liberalizimin e vizave. Raporti i Komisionerit për punë të Brendshme dhe Siguri në BE ka qenë që Kosova menjëherë brenda 2017 me marr liberalizimin e vizave dhe kërkesa për demarkimin e kufirit me Malin e Zi ka ardhur si kërkesë e NATO-s dhe jo si kërkesë e Komisionit Evropian. Kërkesa e NATO-s ka qenë që Mali i Zi me e përfshi në një mekanizëm më të shpejtë për antarësim dhe e ka pas problemin e fundit të demarkimit të kufirit me Kosovën dhe kanë kërku që me e kry më shpejt. Ajo është bërë problem për shkak të kundërshtive në Kosovë, të Vetëvendosjes kryesisht dhe pastaj kjo u bë ‘gurë në qafë’ derisa nuk u miratu Ligji për demarkim”, ka shtuar Haziri.