Lajme

Haziri jep një ekskluzive: Isha unë ai që i kërkova Pacollit ta votojë Osmanin presidente

By GAZETA SCANNER 1

October 19, 2024

Jo vetëm që Lidhja Demokratike e Kosovës – e plaguar nga rezultati i zgjedhjeve të 2021 – i kishte siguruar kuorumin që Vjosa Osmani të bëhej presidente e vendit, por Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tregon që personalisht ka bërë edhe më shumë për ish-partiaken e vet e cila LDK-së ia kishte marrë gjysmën e elektoratit.

“Pacollin unë e kam thirr, po e bëj publike për herë të parë, kur ka vendos LDK-ja me ja dhanë votat e veta presidentes Osmani, për presidente, unë e kam ndihmuar edhe një hap përtej kësaj, unë e kam thirrë presidentin Pacolli dhe e kam lut që me e taku presidenten e sotshme Vjosa Osmani, dhe me ia dhanë besimin për votë sepse ai ka pas pozicion kundështues”, tha Haziri për “Arbëria Tv

“Unë i ka kërkuar që ta takon dhe ta voton, meqë LDK-ja po e voton, ai ka qenë në listën tonë, që t’ia jap besimin dhe ta voton, ai është tregu burrshtetas, jo si president i tretë i republikës, por si burrshtetas u ardh e ka taku, dhe i ka thanë unë të mbështes, dhe të mbështes me të gjithë kapacitetin time, përkundër që kam paknaqësi por nuk kam kërkesa. Edhe unë besoj qëndrimi i tij, se ai, me kërkesën e Kurtit ka fol edhe me deputetët e tjerë për me e siguru pjesëmarrjen në Kuvend”, ka thënë Haziri.