Lajme

Haziri: Gabimet me autostradën e Gjilanit”, Anamoravën kjo Qeveri po e deshton me qëllim

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2024

Ish- kryteari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas deklaratave të fundit nga i pari i ministrisë së Infrasktruktuës, i cili tha se premtimi për autostradën e Gjilanit nga kryeministri Albin Kurti ishte gabim.

Duhet ta pranojë se krejt ‘projektet e Lutës’, siç po u referohet ekzekutivi i Gjilanit, u urdhëruan që të ndalen qe tri vite, ndërsa tash, me fillimin e tetorit, pranohen gabimet e vonesat por edhe fillimi i tri projekteve që i lamë të gatshme”, ka shkruar mes tjerash ai,

Statusi i tij i plotë:

Ministri i Infrastrukturës e pranoi mbrëmë se premtimi për autostradën e Gjilanit nga Kurti ishte gabim. Por, duhet, po ashtu, ta pranojë se gabim është mospranimi i dështimit në Stadiumin e Qytetit, deshtimi i ndërtimit dhe vonesa e rrugëve regjionale e impiantit për trajtim të ujërave të zeza.

Duhet ta pranojë se krejt ‘projektet e Lutës’, siç po u referohet ekzekutivi i Gjilanit, u urdhëruan që të ndalen qe tri vite, ndërsa tash, me fillimin e tetorit, pranohen gabimet e vonesat por edhe fillimi i tri projekteve që i lamë të gatshme.

Shantazhi dhe kërcënimi i z.Hyseni ndaj Kuvendit Konunal është mospranim i gabimeve dhe vonesave të tij në dështimet në Gjilan. Anamoravën kjo Qeveri po e deshton me qëllim!

https://www.facebook.com/share/p/U6YLPvQEVJVbo5HG/?mibextid=oFDknk