Lajme

Haziri: E kundërshtoi vrazhdë, Kurti tash po negocion me Vuçiqin

By GAZETA SCANNER 1

January 17, 2024

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se kryeministri i vendit Albin Kurti, dikur e kundërshtoi vrazhdë e tash po negocion me presidentin serb Aleksander Vuçiq.

“Ai vet e ka emëruar “Zajednica”, e dyta ka qenë kundërshtuesi i tij më e madh, me çdo formë ka atakuar institucionet e shtetit, kushtetutën e shtetit, dhe kryeministrin në atë kohë, familjen e tij dhe njerëz politik në kuvend dhe jashtë kuvendit”, tha ai në emisionin Edicioni Special.

“Ka thënë se nëse më votoni mua, kurrë nuk do të bëhet, dhe ka premtuar shumë, ka kundërshtuar edhe mundësinë që Serbia të ndërhyjë në rregullimin e brendshëm në Kosovë, e tash e dy vjet po negocion me Vuçiqin dhe ka bërë një marrëveshje të keqe për Kosovën”, shtoi nënkryetari i LDK-së.

“Tani e ka pranuar draft-dokumentin është fakt, në kornizën dhe formatin që ia ka ofruar ndërmjetësi ndërkombëtar, pa asnjë ndërhyrje, dhe asnjë element dhe asnjë propozim i tij nuk ka kaluar”, theksoi mes tjerash Haziri.