Lajmest-slider

Haziri: Çka bisedojnë Kurti e Mustafa, dëshmitar është vetëm Zoti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se diskutimet brenda kësaj partie dhe Vetëvendosjes, janë të brendshme si dhe për këto, dëshmitari i vetëm është Zoti.

Sipas Hazirit, brenda tavolinës së bisedimeve mes këtyre dy partive nuk është pranuar asnjë kushtëzim.

“LDK-ja nuk ka punu me kushtëzime dhe nuk ka pranu kushtëzime, ne në ditën e parë me grupet punuese kemi thënë se ne kemi punu me besim. Nëse ka çështje që na dallojnë aq shumë, ne duhet me i lënë anash. Ajo që i ka sjellë shije të keqe këtij raporti ka qenë reagimi publik i marrëveshjes. 11 vjet pas pavarësisë asnjë qeveri nuk e ka kry mandatin e rregullt, ka ardhë koha me vendos një stabilitet. Dje e kam thanë qëkjo po ndodhë për shkak të mos informimit. Nëse LDK dhe LV vazhdojnë me bë faj publik për me mbërri politikë, është politikë e gabueshme”, ka thënë Haziri në “Klan Kosova”.

“Ne nuk kemi nevojë me leju bomba të kurdisura që sa herë donë opozita me ndërru qeverinë. Ne nuk guxojmë me leju me bë presion publik në arritjen e një marrëveshje. Kjo është njëra prej arsyeve, arsyeja e madhe duhet me u sqarua se presidenti vjen si zotim i dy partive që do të jetë fytyrë unifikuese, ne duhet me evitua që presidenti me ardhë në zarf ose prej jashtit. Ne po e shohim pak me tendencë që me u eliminu çështja e ndarjes së pozitave kushtetuese nga tavolina, nëse largohet pozita e presidentit nga tavolina, nuk është ndarje e drejtë. Planet e dy partive, janë që të ndërtohet edhe një konsensus me opozitën si çështjet si dialogu. Ajo çka bisedohet brenda mes liderëve, dëshmitari i vetëm është Zoti”, ka thënë Haziri.