Lajme

Haziri: Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Ferati

By GAZETA SCANNER 1

March 24, 2024

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka ndarë ngushëllimet e tij pas vdekjes së Triumf Feratit, djalit të mikut të tij të ndjerë, ish-kryetarit të komunës së Istogut, Fadil Feratit.

Haziri u shpreh se është i shokuar nga vdekja e tij, dhe thotë se bashkëndjenë me familjen e të ndjerit.

“I shokuar me ikjen e hershme nga jeta të vëllaut të mikut tim, z.Ilir Feratit dhe djalin e ish-mikut tim të ndjerë, Fadil Feratit”, shkroi Haziri në Facebook.

“Në këto momente të rënda për familjen dhe të gjithë ne, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Ferati dhe të gjithë ata që e njohën Triumfin”.

“Ngushëllime të përzemërta miku im Ilir, ngushëllime familjes Ferati, miqve dhe dashamirëve të të ndjerit. Uroj të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen!  Shpirti i tij pushoftë në paqe!”.