Eden Hazard ka thënë se nuk është penduar për karrierën e tij në Real Madrid.
Hazard pati një makth disa vitesh me të bardhët, duke shënuar vetëm shtatë gola para se të largohej nga klubi në fund të sezonit 2022-23, një vit përpara se kontrata e tij të përfundonte.
Megjithatë, ish-reprezentuesi i Belgjikës pohon se nuk u pendua që u bashkua me ta pasi ishte ëndrra e tij të luante nën idhullin e tij Zinedine Zidane.
“Ishte ëndrra ime. Mund t’ju them se ishte ëndrra ime edhe nëse historia nuk ishte aq e mirë me lëndimet dhe këtë dhe atë”.
“Kur shikoj prapa dhe ju mund të shihni disa fotografi të mia të veshura me fanellën e bardhë të Real Madridit, më bën krenar. Kalova shtatë vjet atje… ishte kujtimi më i mirë i karrierës sime futbollistike”.
Hazardi kishte bërë bujë kur u transferua te Real Madridi në vitin 2019 për 115 milionë euro, por që lëndimet ia pamundësuan që ai ta tregojë vetën.
Përndryshe, belgu është pensionuar, pasi shënoi 167 gola dhe asistoi 157 të tjerë në 623 paraqitje.