Lajme

Haxhiu: Vetëm VV e kundërshtoi qartë themelimin e Speciales, Clinton e Biden e kërkuan me çdo kusht

By GAZETA SCANNER 1

December 21, 2022

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ishte ajo që përnjëmend dhe në mënyrë argumentuese e kishte kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale.

Në emisionin Pressing, Haxhiu ka thënë se arsyet e VV-së për ta kundërshtuar këtë gjykatë mund të jenë të ndryshme, por ajo ka marrë qëndrim të qartë kundër.

“Pa marrë parasysh se çfarë arsye VV ka qenë kundër, mund të kenë qenë kundër për arsye që nuk i dimë, por përveç VV-së që ka pasur artikulim, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë qenë pro gjykatës speciale. Vetëm VV ka dhënë qëndrime publike se përse s’duhet të formohet Gjykata Speciale”, ka thënë Haxhiu.

Gazetari Haxhiu ka thënë prapa kërkesave të vendosura për themelimin e Speciales ishin autoritetet më të larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se veçanërisht ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton dhe presidenti aktual, Joe Biden ishin për themelimin e Gjykatës.

“Ke pasur emra të përveçëm të dënuar brenda një gazeta dhe koncepti politik që kanë folur për krime, por s’është arsyeja kjo pse është formuar Gjykata Speciale, por marrëveshja që e ka bërë Presidenti i SHBA-së, dhe e ka dashur me çdo kusht pastrimin e imazhit të UCK-së. Hillary Clinton dhe Biden kanë bërë gjithçka që Gjykata Speciale të formohet”, ka thënë ai.

Haxhiu ka deklaruar se ai personalisht ka qenë që Gjykatën ta formojë Këshilli i Sigurimit, para miqve dhe aleatëve të Kosovës.