Ballina

Haxhiu: Rasti i Liridonës tregon se kemi ende shumë punë për të bërë

By GAZETA SCANNER 1

December 04, 2023

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur edhe njëherë për rastin e Liridona Ademaj-Murseli.

Sipas Haxhiut, vrasësit e Liridona Ademajt duhet të marrin dënimin e merituar nga institucionet e drejtësisë.

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë konferencës “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”.

“Një rast i cili duhet të marrë dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Rasti që ndodhi para pak ditësh është dëshmi se kemi ende shumë punë për të bërë. Të gjitha institucionet duhet të jenë në krye të detyrës. Askush në Republikën e Kosovës nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e askujt”, u shpreh ajo.

Ndryshe, Liridona Ademaj, është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë.Në mesin e tre të dyshuarve për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, Naim Murseli.

Në seancën dëgjimore të mbajtur të dielën Gjykata Themelore e Prishtis u caktoi nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve, dhe të njëjtit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.