Ballina

Haxhiu për Veriun: Qeveria është dorëzuar përballë Vuçiqit

By GAZETA SCANNER 1

December 21, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me bllokimin e disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ne veri të vendit si shkak i barrikadave të vendosura.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu është shprehur se situata në veri po ndikon në shëndetin dhe psikozën e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë dhe se Qeveria është dorëzuar përball Vuçiqit.

“Tash e 12 ditë në Veri të Kosovës ndodhen të izoluar zyrtarë policorë të Kosovës në mbrojtje të sovranitetit. Një situatë e tensionuar, në veriun e barrikaduar, tashmë jashtë kontrollit shtetëror, po ndikon në shëndetin dhe psikozën e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë. Qeveria është dorëzuar përball Vuçiqit i cili ka paralizuar funksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës në veri, dhe Qeveria sillet me papërgjegjësi ndaj ndërhyrjes brutale të Serbisë duke cenuar kështu sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka theksuar se Qeveria duhet sa më parë të gjej zgjidhje për këtë çështje sepse e ka konsideruar rrezikim i shëndetit dhe jetës së policisë.

“Për policët me gjendje të përkeqësuar shéndetësore rreth 9 prej tyre, ende asnjë veprim dhe llogaridhënie nga ana e Qeverisë. Çdo minutë, orë e kaluar për policët e ngujuar, izoluar në kufi të veriut është rrezikim i shëndetit dhe jetës së tyre. Qeveria duhet sa më parë të gjej zgjidhje për situatën e krijuar në veri të vendit.”, ka vijuar Haxhiu.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=703266044500994&id=100044528135598&mibextid=Nif5oz