Ministrja e Drejt ësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës në Kuvend.
Haxhiu tha se pas një maratone të shoqëruar me jo pak sfida e pengesa, më në fund votohet versioni i ri i ndryshimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“Reforma e shumëpritur, do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial – me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në system”, shkruan Haxhiu.
Ndër të tjera ajo theksoi se ndryshimet e votuara sot në lexim të dytë në Kuvend, janë bërë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.