Lajme

Haxhiu për deklaratat e Krasniqit: Doli për të arsyetuar gabimin politik, pafuqinë e vet

By GAZETA SCANNER 1

May 29, 2024

Gazetari Baton Haxhiu ka kritikuar në “Pressing” kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, i cili fajësoi partitë tjera të opozitës për siç tha ai, dështimin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Doli për të arsyetuar gabimin politik, pafuqinë e vet dhe doli për të fajësuar në njëfarë mënyre opozitën për faktin që s’ishte e gatshme që të hyjë në lojën politike të tij dhe jo për të fituar zgjedhjet, por për të dalë PDK e dyta”, tha Haxhiu.

Sipas tij, kreu i PDK-së iu nështrua “qëllimshëm” kryeministrit Kurti.

“Ky arsyetim i pafuqisë së tij, ju nënshtrua qëllimshëm mashtrimit të Albin Kurtit, i cili ska pas dëshirë të shkojë në zgjedhje por të humb gjurmë nga një moment politik dobësie që bëri gjëra të pabëshme politikisht”, tha ai