
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka qenë pjesë e takimeve elektorale në Pejë.
Ajo ka thënë se vullnetarët janë duke punuar pa u ndalur që Peja të vendos “krejt dhe drejt”.
“Peja #krejtdhedrejt. Sot, aktivitetin e vazhdova në Pejë. Bashkë me kandidatët e Pejës nga lista e referendumit, fillimisht vizituam fabriken Gacaferri në Pejë, takuam vullnetarët që po punojnë pa u ndalur, vajzat dhe gratë në Vitomiricë, me disa banorë të Katundit të Ri si dhe ne sportistët nga qyteti i Pejës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.