Lajme

Haxhiu njofton se janë shtuar edhe 100 noterë të rinj në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

July 12, 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Kosovës i janë shtuar 100 noterë të rinj.

Haxhiu ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimet për emërimin e tyre, ndërsa janë refuzuar 6 kandidatë të tjerë për noterë për shkak të mosplotësimit të kushteve të tyre.

Derisa, ajo ka thënë se vendimet do të publikohen të hënën në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.

“Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë. Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve por edhe meritokracinë”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja ka falënderuar Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional.