Lajme

Haxhiu në QKUK, ku po trajtohet gruaja e plagosur në Fushë Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

August 07, 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkuar për vizitë në QKUK, përkatësisht në Kirurgjinë Torakale, ku është duke u trajtuar gruaja e plagosur dje në Fushë-Kosovë, nga bashkëshorti i saj.

Një ditë më herët, ajo ka kritikuar sistemin e drejtësisë se duke i lënë të lirë të dyshuar për dhunë në familje po stimulojnë rastet si ky.

Sipas Haxhiut i dyshuari sapo është lënë i lirë ka shtënë me armë zjarri mbi gruan e tij. “Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori”.

“Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve”, ka theksuar ministrja./EO