Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka vizituar strukturat dhe aktivistët e kësaj partie në Gjakovë dhe Rahovec.
Ai ka thënë se në këto dy komuna ka parë mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e PDK-së më 9 shkurt.
“Në Gjakovë dhe Rahovec, bashkë me strukturat dhe aktivistët e PDK-së, mobilizim për fitoren e PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Entuziazmi i jashtëzakonshëm në të dy komunat dëshmojnë besimin e madh në vizionin dhe platformat që ofron PDK. Fitorja e madhe është më afër se kurrë, dhe angazhimi i gjithsecilit nga ne është më i fortë se asnjëherë tjetër. Po vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës. #PDK131 #BedriHamzaKryeministër1 #BekimHaxhiuKamishi109”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.