Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti për investime në sport.
Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se Kurti është një zhvatës kështu duke i bashkëngjitur edhe një foto derisa kryeministri ka veshur një ndërresë të futbollit me numrin 1 e që sipas Haxhiut ai është një mashtrues.
Tutje Haxhiu ka thënë se ku ishte Kurti ”që 4 vite që nuk realizoi asnjë investim në infrastrukturën sportive. Përkundrazi, i bllokoi investimet në:
Stadiumin Nacional, Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” – Mitrovicë, Stadiumin e Gjilanit, Stadiumin e Pejës, Stadiumin e Gjakovës, Stadiumin e Prizreni….!’’.
Postimi i plotë i tij:
Premtime boshe te mashtruesit Albin Kurti. Ku ishte që 4 vite që nuk i investoi këto miliona në sport, ky kryeministër gënjeshtar, mashtrues dhe zhvatës?
Ku ishte që 4 vite që nuk realizoi asnjë investim në infrastrukturën sportive. Përkundrazi, i bllokoi investimet në: Stadiumin Nacional, Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” – Mitrovicë, Stadiumin e Gjilanit, Stadiumin e Pejës, Stadiumin e Gjakovës, Stadiumin e Prizreni….!
Tash nën ethet e zgjedhjeve paska nis premtimet boshe se do të investoj miliona euro në infrastrukturën e futbollit. Kujtojmë që miliona euro të infrastrukturës sportive tri vite radhazi kanë shkuar në suficit, ndërsa stadiumet janë shndëruar në gërmadha dhe fusha të baltosura.
Besoj e mbani mend lojën e Kosovës me Izraelin që u zhvillua në baltë, për shkak se nuk u investua as në bari të fushës së stadiumit nacional.