Lajmest-slider

Haxhiu: LDK të tërhiqet nga barrikadimi

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka thënë, pas takimi të kryesisë së kësaj partie, se LDK duhet të tërhiqet nga barrikadimi për postin e Presidentit.

“Ata kanë kërkuar votat bllanko të VV, pa na dhënë emrin e kandidatit”, ka thënë ajo.

Haxhiu nuk ka dhënë shumë shpresë se mund të pritet ndonjë marrëveshje, në takimin që pritet të mbahet sot mes dy liderëve, Kurti e Mustafa!

Ndryshe, sot është prit të ndodhë koalicioni i shumëpërfolur, po si duket posti i Presidentit, që po kërkohet me ngulm nga LDK është bërë mollë sherri.