Lajmest-slider

Haxhiu, LDK-së: Jo, falemnderit!

Deputetja  e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka komentuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se “mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre”.

“Përveç që i duan zv. KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e Qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë sot, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që të arrijë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por nëse nuk ka mirëbesim LDK është e gatshme të shkojë edhe në opozitë.

Mustafa ka thënë se me VV duhet të negociohen të gjitha pozitat shtetërore, por nëse LVV nuk pranon që posti i Presidenit të jetë pjesë e marrëveshjes, plani jonë B është që  të shkojmë në opozitë.