Lajme

Haxhiu: Kur të do opozita shkojmë në zgjedhje

By GAZETA SCANNER 1

March 29, 2024

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka folur rreth mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ajo tha se qeveria është e gatshme për një proces të tillë.

Sipas Haxhiut “në zgjedhje mund të shkohet kur të dojë opozita”.

“Për neve në të dielën me qenë e mundshme shkojmë në zgjedhje. Kur do që don opozita mundemi me shku në zgjedhje, po me dashtë opozita me shku në zgjedhje e kishin votuar shpërndarjen e Kuvendit, por po thonë jo, po duam dorëheqjen e kryeministrit. Një kryeministër duhet të jap dorëheqje atëherë kur nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve, kur korruptohet kur përfshihet në skandale, kur nuk punon për çështjet që i ka premtuar. Ama kjo është krejt e kundërta që po bën kryeministri Kurti”, tha Haxhiu në një intervistë në RTK.

Por, sa i përket dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, e para e MD-së tha se kjo nuk është e mundur.

“Kur te kanë ata parasysh, mund ta kem edhe unë, kurdo që ata të vlerësojnë me shku në zgjedhje le ta votojnë shpërndarjen e Kuvendit. Nuk ka mundësi me dhënë dorëheqje kryeministri Kurti”, deklaroi Haxhiu.