Lajme

Haxhiu i PDK-së: Kuvendi të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Kusari-Lilës

By GAZETA SCANNER 1

October 09, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se Kuvendi duhet të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusari – Lilës, shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo, sipas tij për shkak të bashkëpunimit të saj me kryeterroristin Milan Radojiçiq.

“Të nderuar miq, Kuvendi i Kosovës duhet të fillojë procedurën për marrjen e mandatit të Mimoza Kusarit-Lila për shkak të bashkëpunimit të saj me kryeterroristin Milan Radojçiq, për votim të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese dhe eleminimin e veteranëve të UÇK-ës nga Ligji për Pagën Minimale dhe kundër Projektligjit për Trustin.” – ka thënë ai.