Ballina

Haxhiu i PDK-së kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit pas deklarimeve të Albulena Haxhiut

By GAZETA SCANNER 1

July 21, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme pas deklarimeve të Minsitres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se ka ndërlidhje mes shtetit serb dhe arratisjes së Faton Hajrizit nga burgu.

“Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës. Kjo eshte e domosdoshme pas deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

https://www.facebook.com/share/p/x8Lp8BBniH8465A2/?mibextid=oFDknk