Lajme

Haxhimurati për logon e re të Kuvendit: Shumë pak autentike, për të mos thënë kopje e asaj në Arabi

By GAZETA SCANNER 1

September 21, 2024

Agi Haxhimurati, dizajner i komunikimit në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me njoftimin e Kuvendit, i cili tha se kryesia në mbledhjen e fundit ka miratuar logon e re, siç thuhej, bazuar në përzgjedhjen e jurisë profesionale.

Ai është shprehur se kjo logo është shumë pak autentike, apo siç u shpreh ai, për të mos thënë kopje fare, prej asaj që është në një organizatë në Arabi.

“Në këto përpilime apo në këto dizajne të tilla, unë mendoj që duhet të jemi serioz, për të qenë serioz atëherë gjëja themelore në dizajn, që bën çdo dizajner janë kërkimet”.

“Nuk guxon asnjëherë të ndodh diçka, siç ka ndodhur sot, ku logoja e Kuvendit të Republikës së Kosovës në fakt del të jetë shumë pak autentike, për të mos thënë kopje fare, prej asaj që është në Arabi, një kompani, një organizatë që organizon panaire ndërkombëtare në Arabinë Saudite”, është shprehur ai.