Lajme

Haxhi Shala mbetet në paraburgim, dëshmitari i parë në muajin nëntor

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2024

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Haxhi Shalës.

Gjykimi pritet të fillojë më 11 nëntor, kurse dëshmitari i parë pritet të paraqitet deri më 15 nëntor.

Njoftimi:

Data e parashikuar për fillimin e gjykimit është 11 nëntori, ku dëshmitari i parë i Prokurorisë pritet të paraqitet midis 11 dhe 15 nëntorit. Më 19 shtator, Kryetarja Ekaterina Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishikim të vendimit të Gjykatës Supreme në të cilin u hodh poshtë kërkesa e z. Shala për mbrojtjen e ligjshmërisë në lidhje me vazhdimin e paraburgimit të tij. Paneli i Gjykatës Supreme konstatoi se nuk kishte shkelje të konsiderueshme të procedurës nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake, i cili fillimisht urdhëroi vazhdimin e paraburgimit, ose nga Paneli i Apelit i cili e konfirmoi vendimin. Duke qenë se z. Shala kërkon rishikim të vendimit të mëparshëm, Kryetarja caktoi të njëjtit gjykatës, Ekaterina Trendafilova, Kristinë van de Vajngart dhe Daniel Fransen.