Sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz, ka thënë që po kënaqet te Arsenali nën drejtimin e Mikel Artetës.
Ishi i Chelseas u transferua verën e kaluar te Topçinjtë, dhe pas një fillimi të vështirë, tani po duket sikur të ketë rilindur.
“Po e shijoj çdo second me Mikel Artetën si trajner”, ka thënë Havertz.
“Ai më ka mësuar shumë gjëra, posaçërisht në fillim kur ishte më vështirë për mua”.
“Jam shumë i kënaqur që jam këtu”, ka përfunduar gjermani.