Lajme

Hashim Thaçi nga Haga: Nuk e nisëm e as nuk e deshëm luftën, por e fituam

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2023

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është shprehur se Kosova nuk e ka nisur luftën, por e ka fituar atë.

Kështu është shprehur në një intervistë për Nacionalen.

“Të them të drejtën, më shumë mendoj për të ardhmen se sa për kapitujt e mbyllur suksesshëm të Kosovës. Ne nuk e filluam luftën, dhe as s’e deshëm atë, populli i Kosovës i rezistoi agresorit. Nuk bëmë as më pak as më shumë se sa atë që duhej bërë, siç kanë bërë dhe bëjnë sot edhe shumë kombe bartëse të civilizimit botëror. Ne fituam”, u shpreh Thaçi.

Teksa, tani ai thotë se duhet forcuar paqja.

“Ajo sjell zhvillim, rend e ligj, harmoni mes njerëzve, jetë më të mirë e mirëqenie për qytetarët”, tha ai.

Tutje, ai shprehet se “me histori nuk mund ta fitojmë të ardhmen, historia duhet respektuar, institucionalizuar. Ajo është mishërim i qytetarëve, por nuk garanton sukses për të sotmen dhe të ardhmen”.

Ai vlerëson se Kosova është storie e suksesit të përbashkët.

“Pa përkrahjen e sponzoruesve të lirisë dhe pavarësisë si shoqëri mund të mbijetojmë ngatërrueshëm disi, por si shtet funksional nuk mund të ekzistojmë”, theksoi ai.