Lajme

Hasani thotë se “s’shoh asgjë të keqe” në idenë e krijimit të shtetit bektashi në Tiranë

By GAZETA SCANNER 1

September 30, 2024

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar së fundmi propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për krijimin e një subjekti sovran brenda Shqipërisë dedikuar komunitetit bektashi.

Gjatë një interviste në “Pressing” të T7, Hasani i cilësoi bektashinjtë si një “thesar kombëtar”, duke theksuar rolin e tyre në nxitjen e tolerancës fetare.

“Unë nuk shoh asnjë gjë të keqe, përkundrazi. Rendet, tarikatet që iu themi ne, bektashinjtë që i njohim ne, janë pasuri kombëtare dhe këtë çdokush duhet me pranu sepse ato e kanë ruajt tolerancën siç e ka ruajtur protestantizmi ndaj kishës katolike”, ka thënë ai.