Lajme

Hasani: Pranimi në organizata si KE është një përgjegjësi shtesë për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

April 16, 2024

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani duke e komentuar votimin pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës tha se ky është një lajm i mirë për faktin se Kosova bëhet pjesë e një organizmi fizionomia e të cilit është ajo që synon ta vëjë në jetë organizimi politik i Kosovës.

Megjithatë ai tha se kjo që ka ndodhë e po ndodhë në KiE për Kosovën është falë agresionit Rus në Ukrainë, sepse siç tha ai Kosova as në rend ditë nuk do të mund të futej.

Por ai theksoi se për çdo impenjim të Kosovës në planin ndërkombëtarë duhet të nxjerrim edhe konsekuenca të caktuara, sepse as pranimi në KiE as në organizma të caktuara nuk bëhet pa një arsye.

“Pranimi në këto organizata është një përgjegjësi shtesë për Kosovën, por ka edhe sebepe në këtë çështje. Sebepi i parë është që Rusia e ka vetë përjashtuar vetën nga një fuqi e madhe nga paqja dhe çfarëdo ndikimi në rend të parë nga arkitektura e sigurisë së Evropës”, ka thënë Hasani në RTK Prime.

Sipas tij, po mos të ishte agresioni Rus mbi Ukrainën, situata do të ishte krejt ndryshe.