Lajme

Hasani nesër mbledh ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm në Tiranë

By GAZETA SCANNER 1

August 25, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani, ka bërë të ditur se nesër (e hënë) me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm do të mblidhen në Tiranë.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se do të kenë një diskutim tre ditor, mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin.

“Bashkohuni me ne, për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare!”, ka shkruar Hasani.