Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka folur për pjesën e veriut të Kosovës.
Në analizën e tij, Hasani ka vlerësuar se në veri ka praktikisht mungesë totale të sovranitetit.
“Praktikisht në Kosovë ka mungesë totale të sovranitetit në pjesën veriore, për shkak se rendi dhe ligji mbahen me dhunë” – tha Hasani, transmeton RTK-ja.
“Derisa nuk ka prokuror të rregullt, gjykatë të rregullt, polici të rregullt, ajo konsiderohet mungesë sovraniteti dhe dhunë sistematike bruto e shtetit të pavarur e sovran të Kosovë dhe kush mendon se mund të shtrihet sovraniteti i vendit me mjetet e dhunës fizike të aparatit shtetëror është naiv më i madh. Ajo mund të bëhet vetëm përmes procesit politik” – shtoi Hasani.