Lajme

Hasani: Ideja për liri ishte ajo që na lidhte dhe na bënte të fortë

By GAZETA SCANNER 1

August 17, 2023

Ish i burgosuri politik, veprimtari i çështjes kombëtare, Nait Hasani në “RTK Prime”, ka rrëfyer për angazhimin e tij për lirinë e Kosovës, Hasani ka folur për qëndrimin në burg.  

“Kanë thënë se qëllimi e arsyeton mjetin dhe në fillet tona të përpjekjeve për liri kemi filluar në moshë shumë të re”, ka nisë rrfimin e tij, Hasani.

Hasani ka theksuar se ai, bashkë me shokët e bashkëvendëset e tijë për herë të parë kanë qenë  pjesë e burgjeve në vitin 1983.

“Kemi qenë të mitur, akoma pa i bërë 18 vjet kemi qenë pjesë e dhunës torturës, e burgjeve nga shteti jugosllavë në atë kohë dhe punëtorët e sigurimit të shtetit, shqiptarë të Kosovës. Gjithë ajo ka ndodhur në vazhdën e ngjarjeve të protestave të demonstratave të viti 1988. Në vitin 1983 në kemi rënë në burg aty u takuam edhe me shokët të burgosur politikë nga e gjithë Kosova. Në atë kohë më pati rastisë të jem në dhomë me Bajursh Xhemajlin, që ai në atë kohë ishte mjaft pjekur,  ishte një nga organizatorët e grupit të kohës marksist –leninist atëherë, dhe një nga drejtuesit e atij grupi të lëvizjes. Nga ai njëri kam mësuar aq shumë, sa shpesh unë them se mësuesi im i parë në politikë ka qenë ai’, rrëfen Hasani.

Ai ka thënë se në atë kohë është luftuar me idenë ‘Kosova Republikë’.

“Me këtë ide në kemi qëndruar, qëndronim para atyre që ishin pjesë e sistemit që na bënin torturë qoftë edhe për një ndërresë Kuq e Zi. Gardiani i burgut e deri tek drejtori të gjithë kanë ushtruar dhunë në ne. Drejtori i burgut në atë kohë është shqiptarë që akoma jeton në Prizren dhe po ashtu gardianët janë akoma në punë. Por, ideja jonë ishte më e fuqishme dhe ishte ajo që na lidhte dhe na bënte të fortë dhe nuk kanë mundur të na thyejnë”, thekson Hasani.