Lajme

Hasan Preteni: Jam shumë kurreshtar të di pse jam në listën e zezë të kryeministrit Kurti

By GAZETA SCANNER 1

March 23, 2023

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se kryeministri Albin Kurti e ka eleminuar nga lista për Bordin e NP Bifurkacioni ku ishte i pari në listë sipas vlerësimeve të komisionit, dhe tash së fundi për drejtor në Bordin e NP Infrakosit.

“Jam shumë kurreshtar të kuptoj pse jam në listen e zezë të kryeministrit Kurti. Me eliminoi nga lista për Bordin e NP Bifurkacioni, madje në atë listë kam qenë i pari (vlerësimi i komisionit të caktuar nga vet KM). Ndoshta si pëlqeva kur me thirri për takim në zyrën e tij (muaj gusht, ditë e shtunë). Tani në konkurrencën e 23 kandidatëve për drejtor në Bordin e NP Infrakos, në mesin e 6 më të vleresuarit unë u rendita i dyti, kryeministri vendosi që kandidati i renditur në vendin e 6 të emërohet Kryesuese e Bordit, kurse për mua nuk pati fare vend në Bord! Cila është arsyeja zotni Kryeministër?”, ka shkruar Preteni në “Facebook”.