Kulturë

Hartimi i Strategjisë për Kulturë 2023- 2025

By GAZETA SCANNER 1

February 28, 2023

Në hapësirat e Hotel Palace u mbajt fokus grupi “Hartimi i Strategjisë për Kulturë 2023-2025.”

Gjatë këtij fokus grupi u shtrua si pikë e diskutimit nevoja e ri përtrirjës së Strategjisë për kulturë, me ç’rast u dhanë propozime konkrete për përmirësimin e pikave të dobëta të strategjisë duke filluar nga nevoja për të riformuluar ndryshimin e vizionit në kuadër të strategjisë ekzistuese si dhe duke inkorporuar politika që do çonin drejt gjenerimit të të hyrave financiare nga institucionet kulturore.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile në Mitrovicë, përfaqësues të DKRS si dhe përfaqësues të Komunës së Mitrovicës.

7Arte luan rolin e organizatës fasilituese të këtyre takimeve, për të cilat ka marrë edhe miratimin e DKRS’së, në kuadër të projektit “Partneriteti publiko-civil për qeverisje inovative të infrastrukturës publike në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë.

”Gjatë këtij fokus grupi u shtrua si pikë e diskutimit nevoja e ripërtrirjes së Strategjisë dhe u dhanë propozime konkrete për përmirësimin e pikave të dobëta të Strategjisë duke u fokusuar për nevojën e ndryshimit të vizionit për Mitrovicën dhe jetën kulturore në qytetin e Mitrovicës”.