Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, nuk e përjashton një rikthim në Ligën Premier.
Sulmuesi 31-vjeçar u largua nga Tottenhami për te Bavarezët në afatin kalimtar të verës 2023.
Kapiteni i Anglisë që atëherë ka arritur të shënojë 59 gola dhe 18 asistime në 57 paraqitje.
Dhe Kane duket se po kënaqet me gjigantët gjermanë.
“Më pëlqen shumë”, ka thënë ai për The Sun. “Unë mësoj (gjermanisht) dhe kam dy orë në javë. Kam një mësues të mirë në Bavari. Është pak e vështirë për mua, por shpresoj se do të jem këtu për shumë vite dhe një ditë do të mund të flas pak gjermanisht”.
I pyetur për një rikthim eventual në Ligën Premier, Kane shtoi: “Ndoshta një ditë”.