Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë që kanë shkelur fushën e blertë të futbollit.
Mirëpo, një gjë i ka munguar deri më tani në karrierën e tij.
Harry Kane, si 30-vjeçar ende s’i ka vendosur duart mbi një trofe, edhe pse ka luajtur në gjashtë finale.
Ishte viti 2015, kur Harry Kane humbi finalen e Kupës së Ligës.
Katër vite pas, Kane me Tottenham u mposhtën edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, nga Liverpooli.
Në të njëjtin vit, më 2021, Kane humbi edhe dy finale të tjera.
Fillimisht, e humbi atë të Kupës së Ligës, derisa në korrik u mposhtë edhe në finalen e “EURO 2020”.
U transferua në Bayern Munchen sezonin e kaluar, në vendin ku nuk mungojnë trofetë. Por, e dini edhe ju se çka ndodhi tutje…
E humbi finalen e Superkupës së Gjermanisë në debutimin e tij, derisa edhe mbeti edhe pa Kupën gjermane dhe pa Bundesligën.
Finalja e fundit e humbur është ajo e “EURO 2024”, të cilën e humbën nga Spanja në minutat e fundit të takimit, me shifrat 2-1.