Nën-Presidentja e ShBA-së, Kamala Harris, e ka uruar kandidatin republikan Donald J. Trump, për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe ka njoftua se do të bëjnë transferim paqësor të pushtetit.
“Ne jemi duke ndier dhe përjetuar një sërë emocionesh tani, e kuptoj. Por, ne duhet ta pranojë patjetër rezultatin”, tha ajo, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.
“Më herët gjatë ditës, bisedova me presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe e urova për fitoren”, tha Harris.
“Derisa e pranoj humbjen në këto zgjedhje”, tha ajo, “nuk dorëzohem në luftën që e ushqeu këtë fushatë”.
“Nuk do të heq kurrë dorë nga lufta për një të ardhme ku amerikanët mund t’i ndjekin ëndrrat, ambiciet dhe aspiratat e tyre”, tha ajo. Amerika, shtoi ajo, “nuk do të heqë kurrë dorë nga lufta për demokracinë tonë”.