Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, është e shqetësuar për diskutimin rreth ndryshimit të mundshëm të kandidatit demokrat për president të këtij vendi, Joe Biden, dhe arsyeja është se zgjedhja e kësaj partie mund të jetë një burrë i bardhë.
Mediat amerikane, duke cituar këshilltarët e saj, pretendojnë se ajo beson se duhet të jetë kandidatja e Partisë Demokratike, nëse zëvendësohet Biden.
Raportet thonë se Harris beson se zgjedhja e një njeriu të bardhë për të zëvendësuar Bidenin do të ishte “fyese” për votuesit me ngjyrë në SHBA, të cilët përbëjnë një pjesë të mirë të bazës demokratike.
Megjithatë, zyrtarë të Partisë Demokratike që nuk pajtohen me këtë pikëpamje thonë se Harris ka një shans më të keq për të mposhtur Donald Trumpin, kandidatin e partisë republikane.
Kujtojmë se Trump dhe Biden së fundmi zhvilluan debatin e tyre të parë para zgjedhjeve të nëntorit.
Konsensusi mes analistëve ishte se Biden dukej i dobët dhe disi i hutuar, me disa gafa, të cilat intensifikuan thirrjet për zëvendësimin e tij.
Ndryshe, Biden ka marrë mbështetje të fuqishme në mesin e demokratëve dhe të familjes së tij.