Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së për të mos e certifikuar për zgjedhje Listës Serbe.
Ai ka kërkuar nga KQZ-sa që procesi zgjedhor të zhvillohet në bazë të procedurave të duhura ligjore dhe jo të interesave politike.
Në profilin e tij në “Facebook”, diplomati britanik ka shkruar që në këtë proces të ketë transparencë.
“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe në bazë të procedurave të duhura ligjore dhe jo interesave politike. Presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj ta konsiderojnë certifikimin e Listës Serbe sipas zbatimit gjithëpërfshirës, transparent dhe të fuqishëm të rregulloreve përkatëse”, ka shkruar Hargreaves.