Lajmest-slider

Haradinaj: Zyra e BE-së luan rol konstruktiv në çështjet e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen për fundvit të organizuar nga Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për të festuar arritjet, por edhe për sfidat e rrugëtimit të përbashkët Kosovë-BE.

Me këtë rast, Haradinaj, ka thënë se Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në vendin tonë.

“Sonte, në pritjen për fundvit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, mes miqve e bashkëpunëtorëve për të festuar arritjet por edhe për sfidat e rrugëtimit tonë të përbashkët. Zyra e BE-së në Kosovë luan një rol konstruktiv në çështjet e vendit dhe uroj që secilin vit më shumë të forcojmë e thellojmë lidhjen tonë gjeografike e politike me BE-në”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. /GazetaScanner/