Lajme

Haradinaj vazhdon takimet me të rinjtë, premton pagë mesatare 1 mijë euro

By GAZETA SCANNER 1

November 29, 2024

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim mobilizues me të rinjtë e partisë që drejton për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ka thënë se takimi ishte dëshmi e qartë e energjisë dhe përkushtimit të të rinjve për të ardhmen e Kosovës.

Gjatë këtij takimi ai ka premtuar pagën mesatare prej 1 mijë eurove ndërkaq, pagë minimale prej 500 eurove.

“Pas 9 shkurtit, prioritetet tona janë të qarta: anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, pagë mesatare prej 1000 eurosh dhe pagë minimale prej 500 eurosh. Këto janë vendimet që do ta kthejnë Kosovën në një vend ku të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre dhe ku potenciali i tyre i jashtëzakonshëm vihet në shërbim të vendit tonë. Këto nuk janë thjesht fjalë, por angazhime që do të fillojmë t’i zbatojmë që nga ditët e para të qeverisjes sonë”, ka thënë Haradinaj.