Lajme

Haradinaj uron Pashkët: Të bekuar me vlerat unike të kombit tonë

By GAZETA SCANNER 1

March 31, 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar festën e Pashkëve, duke thënë se jemi të bekuar me vlerat unike të kombit tonë.

Me rastin e kësaj feste, Haradinaj ka vizituar disa familje të besimit të krishterë

Sipas traditës sonë të çmuar, bashkë me kolegë sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve me familjet Kolaj në Zllakuqan dhe Lekaj në Novosellë. Po ashtu, në këtë ditë feste, qëndrova në familjen Musaj në Ratishë të Deçanit, me të cilën na lidhë historia e sakrificës dhe lavdisë”.

“Sikur Shkëlzeni e Pashku në kohërat e vështira, miqësia me këtë familje po trashëgohet nga brezi i ri në liri. Të bekuar me vlerat unike të kombit tonë! Për shumë mot Pashkët. Festofshim gjithmonë të bashkuar”, thuhet tutje në postimin e tij.