Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në ShBA ka takuar diasporën e Kosovës në Çikago.
Ai ka bërë me dije që secili shqiptar në Amerikë ka histori të veçantë personale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se kjo e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit shqiptar.
“Pata nderin të takoja diasporën tonë në Çikago. Secili prej tyre, me historitë e tyre personale, vetëm sa e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit tonë, si dhe sa shumë janë zhvilluar shqiptarët në Amerikë. Kjo lidhje e fortë me ta duhet të forcohet dhe të institucionalizohet”, ka shkruar Haradinaj.