Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar shtëpinë e Ismail Haradinajt, babait të ish-pjesëtarit të UÇK-së që po vuan dënimin në Hagë, Nasim Haradinajt.
Kreu i AAK-së është pritur nga bashkëshortja e Nasimit, Xhejlonja.
“Vizitë në shtëpinë e atdhetarit Ismajl Haradinaj, ku na priti bashkëshortja e Nasimit, Xhejlonja, e fortë dhe krenare si gjithherë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj është dënuar para tre muajve me 4 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale.