Lajme

Haradinaj: Sveçla ka qenë në gjumë kur ka ndodhur sulmi në Banjskë

By GAZETA SCANNER

October 08, 2024

Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tha në Klan Kosova ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka qenë në gjumë kur ka ndodhur ky sulm terrorist ku kishte mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Pyeteni në sa është zgjuar në atë ditë që ka ndodhur sulmi? Pashë zotin pyeteni. Pyeteni në sa është kyçur ministrin Sveçla në këtë temë, ose Albini?. Shumë vonë se plot të tjerë, shumë ma vonë se unë në këtë rast”, tha ai.